ELEKTRONIC CONTROLL PANELS

Përdorimi: Panel për 1 pompë, qoftë monofazore apo trifazore, vetem për versionin e ngritjes së presionit. Paneli për 2 pompa, qoftë monofazore apo trifazore, shumëfunksionale, është e mundur vendosja e versionit për ngritjen e presionit, ujërave të zeza dhe ngritja e nivelit.
Përparsitë: Në dispozicion verzioni europian (230/380V 50 Hz)dhe ai amerikan (115/230V 60 Hz). Verzioni amerikan me 2 pompa është dual-voltage, rritje e tensionit(115/230V) dhe një kontribut shtesë për rinisje. Mundë të jetë e furnizuar vetem nga skeda elektronike ose nga telat brenda nje kasete plastike.
Përfitimet: Paneli komandon pompat dhe garanton një mbrojtje të qëndrueshme, rregullohet direkt në skeden elektronike, nga instaluesi. Starti automatikë i drejtuar nga brenda nga notuesi dhe presostati. Ndërrimi i pompave është i integruar dhe në rast nevoje aktivizohen të dy pompat.
Të rejat: Versioni i panelëve me ekran me funksione shtesë: Voltmetër, ampermetër, kontaktues, tensioni minimal dhe maksimal i vendosur me rregullues automatikë.
Shumëfunksional
Ujëra të zeza: Hyrja e 4 rregulluesve të nivelit për menaxhimin e grupeve për heqjen e ujërave të zeza. Identifikimi i nivelit minimal , maksimumi për 1 pompë, maksimumi invervenimi i 2 pompave, niveli i alarmit.
Rritja e tensionit: Hyrja për një rregullues dhe 3 sonda( 1 të zakonshme + 2 me nivel) dhe 3 presostate. Identifikimi i nivelit minimal, maksimal të cisternave, presostati i startimit dhe alarmit në rast të emergjencave.
Nisja: Hyrja për 2 rregullues( 1 versioni europian) të nivelit dhe 3 sondave(1 zakonshme + 2 me nivel). Identifikimi i nivelit minimal dhe maksimal të cisternës1 ( vetem niveli minimal për versioni europian) dhe nivelit manimal dhe maksimal për cisternën 2.